Një person i aksidentuar ditë më parë në autostradën “Ibrahim Rugova” nuk u mbijetoi plagëve të marra nga ky aksident.
Policia e Kosovës raportoi se vdekja e tij u konfirmua gjatë ditës së djeshme, rreht orës 13:15, përcjell Fol Drejt.
“Autostrada Dr. Ibrahim Rugova 24.08.2023-13:15. Më datë 30.08.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i lënduar rëndë në aksident trafiku më datën e lartcekur ka ndërruar jetë në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës i dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./FolDrejt/