Një person ka vdekur pasi u vetaksidentua në trafik gjatë ditës së djeshme në Dragash.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe më pas ka vdekur, përcjell Fol Drejt.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Dragash 27.09.2023 – 08:30. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi ka pësuar lëndime dhe më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/