Një person ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së një motoçiklete dhe biçiklete në Strezoviçë të Kamenicës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 11:20, gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Sterzovicë-Kamenicë 09.05.2022 – 11:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një biçiklete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, shprehet policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/