Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në trafik.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Qyshk të qytetit të Pejës, gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:15, transmeton Fol Drejt.
Viktima mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara kur vetura me të cilën po udhëtonte është përplasur me një automjet transportues.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me gjendjen dhe kushtet e rrugës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit që ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion./FolDrejt/