Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
Bëhet fjalë për një taksist, ndërsa vdekjen e tij, po sipas raportit, e ka konstatuar mjeku.
“Rr. Fehmi Lladrovci, Prishtinë 03.10.2023 – 06:55. Raportohet se dëshmitari mashkull kosovar me profesion taksist, pasi që viktima mashkull kosovar ka pasur probleme shëndetësore e ka dërguar në urgjencë, ku mjeku përgjegjës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në raport./FolDrejt/