Një prift italian që ishte me koronavirus ka vdekur pasi i dhuroi respiratorin e tij një pacienti të ri, i cili po ashtu luftonte me sëmundjen.
Friar Don Giuseppe Berardelli, 72 vjeç, ishte prift për famullinë e Casnigo, një fshat i vogël vetëm 40 milje në veri në lindje të Milanos.
Ai vdiq në spitalin në Lovere, Bergamo, një nga zonat më të goditura në Itali. Sipas spitalit, ai nuk pranoi të përdorte një respirator që famullitë e tij kishin blerë për të, dhe në vend të kësaj ia dha një pacienti të ri që ai nuk e njihte.
Në një uebfaqe italiane e lajmeve, një punonjës i kujdesit shëndetësor tha: “Ai ishte një prift që i dëgjonte të gjithë, ai dinte të dëgjonte, kushdo që i drejtohej, e dinte se ai mund të besonte në ndihmën e tij”.