David Sassoli, President i Parlamentit Evropian, ka ndrruar jetë sot, transmeton Fol Drejt.
Me këtë rast Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shprehur trishtimin e tij për humbjen e “mikut të Kosovës.
Sipas Kurtit, nëpërmjet Sassolit erdhën në shprehje vlerat evropiane në institucionin e BE-së (Bashkimit Evropian).
“Të trishtuar nga lajmi për vdekjen e Sassolit, President i Parlamentit Evropian, mik i Kosovës dhe njeriu që vërtetë solli vlerat evropiane në institucionet e BE-së. Do të na mungojë shumë!”, ka shkruar Kurti në një postim në llogarinë e tij në Twitter.
Për vdekjen e Sassolit njoftoi zyra e tij herët në mëngjesin e së martës.
Ai ndërroi jetë pas një “komplikacioni të rëndë”, që kishte të bënte me sistemin e tij imunitar.
“Sassoli, ndërroi jetë në orën 1:15 të mëngjesit të 11 janarit në spitalin në Aviano, Itali”, ka shkruar zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter. /FolDrejt/
We are sad to learn of the passing of David Sassoli, the president of the European Parliament, a friend to Kosova and a man who truly brought European values into EU institutions. We will miss him terribly.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 11, 2022