Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e ciklonit tropikal që goditi pjesën jugore të Brazilit.
Guvernatori rajonal Eduardo Leite tha se kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në më shumë se 20 qytete dhe se 15 mijë njerëz ishin evakuuar, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ai konfirmoi se cikloni shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.
Leite deklaroi se vdekja e 22 personave u konfirmuan në shtetet e Rio Grande do Sul dhe Santa Catarina në kufirin e Argjentinës dhe Uruguajit.
Sipas tij, 60 qytete u goditën nga cikloni. Lumenjtë dolën nga shtrati dhe vështirësuan operacionet e kërkim-shpëtimit.
Leite tha se numri i të vdekurve mund të rritet. “Do të shohim dëmet në të gjitha dimensionet e tij kur të largohet uji”, shtoi ai.
Fotografitë e postuara në rrjetet sociale tregonin qytetarët, shtëpitë e të cilëve ishin nën ujë, duke pritur për ndihmë mbi çati./FolDrejt/