Dy persona kanë përfunduar pa shenja jete gjatë ditës së djeshme.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Nekofc të Gllogocit, rreth orës 17:10, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të dy veturave, njëra me targa vendore e tjetra me targa të huaja.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i veturës me targa vendore m/kosovar dhe pasagjerja e të njëjtës veturë f/kosovare.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në obduksion.
Rasti po vazhdon të hetohet./FolDrejt/