Siç thotë korrespondenti i BBC-së në Moskë, Will Vernon, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deri më tani ka mbetur i mbyllur në lidhje me vdekjen e raportuar të Yevgeny Prigozhin, përcjell Fol Drejt.
Kremlini nuk ka konfirmuar se Prigozhin ishte në mesin e 10 personave në bordin e aeroplanit të rrëzuar.
Komiteti hetimor i Rusisë ka “hapur një çështje penale” për rrëzimin e avionit, sipas zëdhënëses së organizatës Svetlana Petrenko.
Ajo thotë se një grup hetimor “është dërguar në vendin e aksidentit” dhe po bëhen “të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore”.
Kujtojmw se dje lideri i Wagner u raportua se humbi jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit.