Nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), kanë reaguar të enjten, pasi në Spitalin e Prizrenit u raportua të ketë vdekur një foshnje, shkruan Fol Drejt.
ShSKUK-ja ka thënë se është duke e pritur raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë, për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet dhe rastin.
Ky është reagimi i plotë:
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), po trajton me prioritet të lartë rastin që ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, nëse ka pasur shkelje të procedurave standarde gjatë punës së stafit mjekësor.
Në të njëjtën kohë jemi duke pritur raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë, për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet dhe rastin.
Andaj, aktualisht nuk mund të konkludohet nëse e mjekët që kanë trajtuar rastin, ndonëse janë arrestuar, kanë kryer veprim që ka shkaktuar rrezik jete.
Raportet profesionale, për çdo rast me fatalitet që ndodh në kushtet spitalore, janë element kyç për të verifikuar nëse mjeku ka shkelur procedurat apo nuk ka vepruar sa e si duhet.
Pa këto raporte çdo konkluzion mbetet jo vetëm i pabazuar, por arbitrar./FolDrejt/