Një notar në një plazh të Sidneit në Australi vdiq pasi u sulmua, të mërkurën, nga ai që dëshmitarët e përshkruan si një peshkaqen i bardhë 4 metra e gjysmë.
“Ky person kishte pësuar lëndime katastrofike si rezultat i sulmit dhe nuk mund të bënin asgjë shpëtimtarët kur mbërritën në vendngjarje”, tha inspektori i ambulancës shtetërore të Uellsit të Ri Jugor, Lucky Phrachnanh.
Ky është sulmi i parë fatal i peshkaqenit në Sydney që nga viti 1963, përcjell Klankosova.tv
Një dëshmitar, Kris Linto, tha se notari ishte në ujë kur peshkaqeni “erdhi dhe e sulmoi. Ne dëgjuam një bërtitje dhe më pas u kthyem, dukej sikur një makinë sapo u ul në ujë, spërkatje e madhe”, tha ai për Nine News TV.
Policia mbylli Little Bay Beach, ndërsa vazhdonte të kërkonte zonën për peshkaqenin.