Stadiumi ku humbën jetën 133 persona pas një ndeshje futbolli në Indonezi do të prishet. Kështu deklaroi presidenti i Federatës indoneziane Yoko Ëidodo pas një takimi me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino të martën. Fuqia e futbollit në vendin aziatik u zotua se në vend të tij do të ndërtohej një stadium modern i standardeve të FIFA-s.
Infantino dhe stafi i tij luajtën së bashku me presidentin e Indonezisë në një ndeshje miqësore që u zhvillua në stadiumin Matia, ngjarje që shkaktoi reagime të forta në vend dhe jo vetëm për faktin se kujtimet e tragjedisë janë ende të freskëta.
“Në vend që të luajmë futboll së bashku, është më mirë të shkojmë së bashku në shtëpitë e viktimave të tragjedisë Kanjuruhan. Ata janë më të rëndësishëm”, shkroi në rrjetin social aktori indonezian Vino G. Bastian për 1.9 milionë ndjekësit e tij.
“133 persona kanë vdekur. Dhe, a erdhi presidenti juaj këtu për të luajtur futboll argëtues dhe për të qeshur? Turp për ty FIFA”, u shkruan llogaria e njohur “PanditFootball” për 600 mijë ndjekësit e saj.
Në mesin e 133 viktimave të konfirmuara të tragjedisë së 1 tetorit ishin mbi 40 fëmijë./FolDrejt/