Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Veç nënshkrimit, çfarë i mungon marrëveshjes së djeshme?

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Pas një përpjekje maratonike të Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), më në fund Kosova dhe Serbia, kanë rënë dakord për në dokument bazë, të cilit i mungojnë vetëm nënshkrimet nga palët relevante, bashkë me jetësimin e tij në terren – shkruan Fol Drejt.

Vetë Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrel njoftoi pas raundit të negociatave të Brukselit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës se presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri Albin Kurti kanë ranë dakord se diskutimet e mëtejshme mbi tekstin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk janë më të nevojshme.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Teksti i marrëveshjes u komentua gjatë nëpër mediat e Kosovës dhe Serbisë. Sipas Danas, teksti i rënë dakord i marrëveshjes, i cili u negociua në fshehtësi për gati gjysmë viti, u publikua më në fund.

Mirëpo, asaj letre ende i mungon gjëja më e rëndësishme – nënshkrimet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës. Po ashtu, ajo që mungon është ajo që duhet t’i japë jetë marrëveshjes – një plan për të zbatuar atë që shkruhet në të.

Të dy palët mbetën në të njëjtat pozicione si para takimit, i cili u ngjan shumë takimeve të mëparshme: entuziazmi i madh që mund të arrihej ndonjë rezultat konkret kur të dy palët të bashkoheshin, u zhduk ngadalë nga fundi i mbrëmjes dhe dalja e negociatorëve nga Qendra Diplomatike Evropiane.

Ndërsa dokumenti i kushton vëmendje paqes dhe stabilitetit ndërfqinjësor, në të theksohet edhe ndërgjegjësimi i palëve për paprekshmërinë e kufijve, respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit, bashkë me mbrojtjen e pakicave kombëtare brenda shteteve.

Çfarë i mungon marrëveshjes që do të nënshkruhet?

Për Bashkimin Evropian

Të gjitha shqetësimet e Brukselit zyrtar mund të përmblidhen në një fjali, nëse i referohemi mesazhit të Jpsep Borrell, pasi edhe një herë ndërmjetësoi takimin mes Aleksandër Vuçiqit dhe Aljbin Kurtit, i cili nuk përfundoi me një marrëveshje:

“Ne kemi një histori shumë të gjatë marrëveshjesh që ende nuk janë zbatuar,” tha Borrell pas takimeve pesë orëshe, duke kujtuar para së gjithash marrëveshjen e Brukselit të pazbatuar nga viti 2013, por edhe marrëveshje të tjera të shumta midis Serbisë dhe Kosovës që ekzistojnë vetëm në letër.

Për të ndryshuar një histori të tillë, ndërmjetësit evropianë përshkruan detyrat e ardhshme.

“Palët kanë treguar gatishmërinë e tyre për të filluar zbatimin e marrëveshjes, por negociatat shtesë janë të nevojshme për të përcaktuar detajet e zbatimit të qëndrimeve të specifikuara në marrëveshje”, tha Borrell në konferencën për gazetarë.

Për Serbinë

Presidenti i Serbisë është pyetur drejtpërdrejt dy herë pas takimit nëse Serbia e ka pranuar propozimin evropian, por Aleksandar Vuçiq asnjëherë nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.

“Nuk kemi biseduar për nënshkrimin e diçkaje dhe kjo është diçka tjetër – jam duke pritur të shoh planin e zbatimit, para së gjithash atë që ka të bëjë me marrëveshjet e arritura më parë” – ka thënë ai ndër të tjera, duke shtuar se:

“Kur ta zbatoni Bashkimin e Komunave Serbe, atëherë mund të vazhdojmë të flasim”.

Për Kosovën

Në anën tjetër nga Kryeministria sot u lëshua një komunikatë, e cila edhe një herë e vërteton pozicionin e Kosovës karshi procesit:

“Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç është propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, pala serbe e refuzoi nënshkrimin.”

Po ashtu në komunikatë thuhet se në takimin trilateral, u dakordua që teksti i Propozimit të BE-së të mbetet i pandryshuar, edhe pse Serbia ende nuk është treguar e gatshme për ta nënshkruar. Palët do të fillojnë bisedimet për planin e zbatimit. Ky plan duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar.

“Marrëveshja e arritur mbrëmë është mes palëve që e njohin njëra-tjetrën si të barabarta, dhe është arritur mbi bazën e respektimit të barazisë sovrane të shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre. Marrëveshja, mes tjerash siguron edhe njohjen e ndërsjellë të dokumenteve dhe simboleve shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, vendosjen e misioneve të përhershme si dhe garanton se asnjëra palë nuk e përfaqëson apo vepron në emrin e tjetrës në sferën ndërkombëtare. Me këtë marrëveshje, Serbia po ashtu obligohet të mos pengojë apo kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare.”

Çka më pas?

Një takim i radhës është paralajmëruar të ndodh së shpejti dhe këtë e konfirmoi edhe Kryeministri Kurti pas takimit. Sipas tij do të ketë edhe takime të nivelit të lartë, por që e rëndësishme është që Prishtina mbetet e përkushtuar në jetësimin e marrëveshjes.

Një hap i tillë është komentuar kryesisht me nota pozitive nga njohësit e zhvillimeve, duke thënë se me këtë Kosova dhe Serbia po ecin drejt një procesi të normalizimit të marrëdhënieve, por siç tha Borrell “duhet ende shumë punë ndërmjet palëve!”./FolDrejt/

 

 

Tags: BisedimetKosovaNenshrkimiSerbia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Vuçiq pas kthimit nga Brukseli i drejtohet opinionit serb nëpërmjet Instagramit: Ne kemi luftuar…

Lajmi tjetër

Ankohet Brnabiq: Opozita po na e vështirëson punën tonë në negociatat me Kosovën

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM