Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës dhe njëherazi sulmuesi kryesor i Mallorcas, Vedat Muriqi, është solidarizuar me popullin turk dhe sirian, pas tërmeteve që morën mijëra njerëz atje.
Kosovari zemërgjerë ka dhuruar 15,000 euro donacion për të prekurit nga ky tërmet.
Kujtojmë se ai ka kaluar disa vite në ligën kryesore të futbollit turk, ku ishte sulmues i Giresunspor, Genlerbirligi, Çaykur Rizespor dhe Fenerbahçes.
“Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti. Shërim sa më të shpejtë për të gjithë. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi Muriqi një ditë më parë në rrjetin social Twitter, transmeton Fol Drejt.