Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, e ka komentuar paraqitjen e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq në një emision televiziv, duke e cilësuar “budallë si nata”, shkruan Fol Drejt.
Velaj e fillon në serbisht cicërimën në Twitter, e më tej e vijon në anglisht ku thotë se Daçiq do të “duhej t’i përgjigjej qartë pyetjes së gazetarit pro-regjimit për zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën”, por në vend të kësaj ai shmangi pyetjen për ta sulmuar opozitën.
Velaj ka ironizuar më tej duke thënë se për këtë duhet të shqetësohet edhe Vuçiq.
Glup kao noć!
Serbia’s MFA was supposed to answer clearly the question from pro-regime journalist about implementation of article 4 of the agreement with Kosovo.
Instead he did this 👇🏻 (avoided a clear answer & pivoted to attack the opposition in SRB).
Vučić shld be “worried”! pic.twitter.com/tDdUGZyNPw
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 11, 2023
Kujtojmë se Daçiq deklaroi se marrëveshja evropiane për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila u pranua në Bruksel, është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët edhe pse nuk është nënshkruar, por se “interesi i Prishtinës nuk është që të zbatohet një marrëveshje paqeje”.
Daçiq tha se Beogradi zyrtar do të zbatojë parimet nga propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve me vijat e kuqe, për të cilat presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha qartë se i referohen njohjes de facto ose de jure të Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara (OKB)./FolDrejt/