Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj vizitës që i ka bërë ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, stërvitjes së njësive speciale policore në kufirin me Kosovën.
Vela, përmes një postimi në Twitter, e ka cilësuar Vulinin një provokator që kontrollohet nga Rusia.
“Sot kujtuam mbi 50 anëtarë të familjes Jashari që u vranë brutalisht në vitin 1998 nga forcat policore-militare të Serbisë. Ministri i Brendshëm i Serbisë ka vizituar sot stërvitjen e njësive speciale policore në kufirin me Kosovën. Një provokator dhe person që kontrollohet nga Rusia që kërkon të krijojë telashe”, ka shkruar Vela.