Shefi i Kabinetit të Presidentes Blerim Vela ka reaguar pas takimit që Aleksandër Vuçiq, pati me përfaqësues të Listës Serbe, shkruan Fol Drejt.
Sipas Velës, presidenti i Serbisë po vazhdon ta keqpërdorë Listën Serbe për të nxitur tensione në Kosovë. Veç kësaj, me këtë ai po dëshmon se po punon për t’i penguar zgjedhjet e 23 prillit në komunat veriore:
“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë:
⛔️ Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS
⛔️ Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e 🇽🇰 Policisë nga veriu i Kosovës
⛔️ Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit
Ua kujtojmë se sot Vuçiq u takua në Rashkë të Serbisë me disa politikanë serbë të Kosovës, të cilëve iu premtoi mbështetje edhe financiare./FolDrejt/
Serbia’s President continues to (mis)use Srpska Lista to stoke tensions in Kosovo:
⛔️ Acts against article 1 of the agreement with Kosovo on recognition of RKS car plates
⛔️ Makes illegal request for removal of 🇽🇰 Police from north Kosovo
⛔️ Seeks to block April 23rd elections pic.twitter.com/8KVozUEP1E
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 13, 2023