Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela e ka cilësuar sulmin e sotëm në veri si akt i nxitur nga Serbia përmes strukturave paralele të saj, shkruan Fol Drejt.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai tha se Serbia ka nxitur strukturat e saj ilegale të sulmojnë Zyrën Komunale të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut.
Ky është një sulm ndaj procesit demokratik dhe sundimit të ligjit dhe fushatë agresive frikësuese kundër serbëve të Kosovës që janë regjistruar për të kandiduar në zgjedhjet në veri të Kosovës, shtoi ai. /FolDrejt/