Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Veliu përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për situatën me COVID-19.
Postimi i plotë i tij:
Me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, diskutuam për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.
Shpreha mirënjohjen time për punën e madhe që po bën dhe angazhimin e tij në udhëheqjen e shtabit emergjent në Komunën e Gjilanit.
Vlerësuam të domosdoshëm bashkërendimin në mes të qytetarëve dhe përgjegjësve institucional për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu, biseduam edhe rreth funksionalizimit të plotë të Ligjit për Zyrtarët Publikë, i cili ndërlidhet direkt në përmbushjen e nevojave të komunave të Kosovës.