Anëtarët e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri, gjatë së martës janë përfshirë në përleshje fizike në mes vete.
Të martën mbledhja e kryesisë së LDK-së në Vushtrri u shëndërrua në “arenë” të përleshjeve fizike.
Salih Tahiri, vëllai i kryetarit të degës në Vushtrri, e sulmoi fizikisht anëtarin e kryesisë Agim Krasniqin dhe kryetarin e nëndegës “Kalaja” në Vushtrri, Selim Salihun.
Këto informacione të Paparacit i ka konfirmuar edhe sekretari i kësaj dege të LDK-së, Avdi Avdiu.
Ai ka thënë se ka pasur përplasje fizike por që nuk është lajmëruar policia fare.
“Përplasje ka pasur, nuk po e di, për shkak të gjërave të ndryshme brenda partisë. Nuk është lajmëruar në polici”, ka thënë sekretari i LDK-së në Vushtrri, Avdiu.
Ai kërkuar nga redaksia e Paparacit që për informata të kërkohet sqarime nga kryetari i degës së LDK-së, Xhafer Tahiri.
“Pyetni kryetarin e degës Xhafer Tahirin ai duhet ta sqaroj këtë që ka ndodhë.. Salih Tahiri nuk është fare anëtarë i kryesisë”, ka thënë Avdiu.
Paparaci ka kontaktuar kryetarin e degës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirin për të marrë një përgjigje lidhur me përleshjen fizike të nisur nga vëllai i tij Salih Tahiri.
Kryetari Xhafer Tahiri i ka mohuar këtë informacione duke e akuzuar anëtarin e kryesisë, Agim Krasniqin se “është shitur” te PDK-ja dhe po shpif ndaj tij.