Një rast i cilësuar nga policia si dhunë në familje ka ndodhur në qytetin e Prizrenit ditën e djeshme rreth orës 13.45.
Vëllau dhe motra kanë pasur mes vete një mosmarrëveshje rreth pronësisë, ku vëllau e ka raportuar rastin pastaj në polici, thuhet nga këta të fundit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se për shkak te pronësisë ka mosmarrëveshje me motrën e tij të dyshuarën femër. Në lidhje me rastin është intervistuar edhe e dyshuara, në konsultim me prokurorin, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, raportohet nga policia, përcjell FolDrejt.