Korea e Jugut dhe Turqia kanë marrëdhënie afatgjate të kurorëzuara me marrëveshje të fuqishme ekonomike, kulturore, diplomatike, ushtarake dhe turistike. Lidhjet e tyre janë vërtetuar edhe gjatë historisë moderne. Gjatë përballjes për vendin e tretë në Kupën e Botës 2002, lojtarët turk dhe koreanojugorët festonin sëbashku, gjithashtu takimet mes liderëve të të dyja vendeve janë të shpeshta.

Këto marrëdhënie që nga të dyja shtetet llogariten si “vëllazërore”, vijnë si pasojë e ushtarëve turq që ndihmuan në krijimin e shtetit të Koresë Jugore. Si pasojë e Brigadës Turke, forcat komuniste të përbëra nga koreanoveriorët, rusët dhe kinezët, nuk arritën të pushtojnë gjithë gadishullin korean.
Plot 721 ushtarë turq mbetën të vrarë në këto beteja, kurse trimëria e tyre është pranuar edhe nga gjenerali amerikan Douglas MacArthur.
“Lufta në Kore është ndjekur me shqetësime nga publiku amerikan. Por në këto ditë shqetësuese, ishte heroizmi i turqve që i dha shpresë popullit amerikan. Ishte guximi turk që shpëtoi nga shpërbërja brigadën amerikane. Në të kundërt, i gjithë gadishulli korean do sundohej nga komunistët,” përcjell foldrejt.com, thënien e gjeneral MacArthur rreth Betejës së Vavon.
Beteja e Vavonit zgjati nga 27 deri 29 nëntor 1950, ku forcat turko fituan mbi forcat kineze, pavarësisht se ishin treherë më pak./Foldrejt.com