Prej disa ditësh spekulohet se në të ardhmen e afërt, popujt e Turqisë dhe Pakistanit do kenë një nënshtetësi, ose më qartë, banorët turq mund të marrin pasaportën e Pakistanit dhe anasjelltas, informon foldrejt.com.
Por në kohën kur problemi më i madh i Pakistanit mbetet pushtimi i Kashmirit nga India, një mbështetje e fuqishme ka ardhur nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
“Problemi i Kashmirit mund të zgjidhet jo me konflikte ose shtypje, por në bazë të drejtësisë dhe barazisë”, tha Erdoğan në një seancë të përbashkët të Asamblesë Kombëtare dhe Senatit në Parlamentin e Pakistanit gjatë vizitës së tij zyrtare në këtë vend.
Në fjalimin e tij të katërt në parlamentin e Pakistanit, Erdoğan gjithashtu foli mbi situatën në Idlib të Sirisë veriperëndimore, duke thënë se hapat e fundit të Turqisë në zonën e de-eskalimit në këtë provincë kanë për qëllim të parandalojnë regjimin e Assad-it nga vrasja e katër milionë njerëzve të shtypur me bomba fuçi.
“Pakistani mbështet kauzën e drejtë të Turqisë, pavarësisht të tjerëve që punojnë për të mbrojtur terroristët”, tha ai, duke iu referuar operacionit antiterrorist të Turqisë “Burimi i Paqes”, i nisur tetorin e kaluar në veriperëndim të Sirisë.
“Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Pakistanin në luftën e saj kundër terrorizmit”, shtoi ai.
Erdoğan tha se Turqia do të mbështesë Pakistanin kundër zbatimit të presionit politik në takimet e Task Forcës ndërqeveritare të Veprimit Financiar.
Lidhur me të ashtuquajturën “Marrëvesha e Shekullit”, e shpalosur muajin e kaluar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, Erdoğan e quajti këtë plan si një “projekt pushtimi”.