Vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për të kufizuar çmimin e eksporteve të naftës ruse në vendet e tjera në 60 dollarë për fuçi, thanë për DPA-në shumë diplomatë të BE-së, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Kufiri i çmimit, për të cilin u ra dakord nga ambasadorët e vendeve të BE-së në Bruksel, lidhet me një vendim të mëparshëm të grupit G7 të ekonomive kryesore për të sanksionuar eksportet ruse të naftës.
Sipas kufirit, ofrimi i shërbimeve të caktuara për dërgesat e naftës ruse, duke përfshirë sigurimin, financimin dhe asistencën teknike, do të ndalohet nëse nafta shitet mbi pragun e 60 dollarëve./FolDrejt/