Një diplomat polak i cili mbeti anonim deklaroi se vendi po udhëheq përpjekjet për të rishikuar kontratat me kompanitë farmaceutike, sepse ka më shumë se 30 milionë doza në magazinë dhe kontrata aktuale e detyron atë të blejë 70 milionë vaksina të tjera.
Qeveritë e BE-së po rrisin presionin ndaj Pfizer dhe prodhuesve të tjerë të vaksinave kundër COVID-19 për të rishqyrtuar kontratat e shitjes, duke paralajmëruar se miliona doza vaksinash që nuk nevojiten më mund të dështojnë, sipas një dokumenti në të cilin Reuters kishte akses, shkruan medium Reuters, transmeton Fol Drejt.
Ministrat e shëndetësisë të BE-së diskutuan dje në Luksemburg për këtë, megjithëse Komisioni Evropian ka shprehur rezerva për atë që mund të arrihet./FolDrejt/