Bashkimi Evropian po përballet me një rritje të numrit të emigrantëve që hyjnë legalisht dhe ilegalisht, gjë që ka bërë që disa shtete anëtare të rivendosin përkohësisht kontrollet kufitare brenda, në kushte normale, zonës së lëvizjes së lirë.
Rregullat e Shengenit të BE-së lejojnë që një veprim i tillë “si mjeti i fundit” të përdoret në rastet që konsiderohen kërcënime serioze për sigurinë e brendshme ose politikën publike, raporton Reuters.
E fundit në një seri vendesh që vendosi kontrolle më të rrepta kufitare është Finlanda, e cila sot mbylli përkohësisht shtatë nga tetë pikat kufitare të pasagjerëve me Rusinë, si përgjigje ndaj një fluksi të lartë emigrantësh nga Rusia.