Vendet nordike mbështesin Ukrainën në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe aleancës së NATO-s, deklaruan sot liderët e Finlandës, Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës në një deklaratë të përbashkët me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Vendet nordike thanë se do të vazhdojnë mbështetjen e tyre politike, financiare, humanitare dhe ushtarake për aq kohë sa të jetë e nevojshme, raportoi Reuters.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti sot në Finlandë, ku po diskuton luftën me Rusinë dhe marrëdhëniet evropiane me liderët e vendeve nordike./FolDrejt/