Vend i vogël, i vetmuar në veri të Europës dhe atlantikut, por që shquhet se thith shumë turistë dhe që ka çmime të kripura – kjo është Islanda. Sipas rezultateve të publikuara së fundi nga Eurostat, çmimet janë mesatarisht 56 për qind më të larta se në pjesën tjetër të Evropës, ç’ka e bën Islandën vendin më të shtrenjtë, para Zvicrës me 52 për qind, Norvegjisë me 48 për qind dhe Danimarkës me 38 për qind.
Një pice me djathë në Islandë kushton rreth 17 euro, një vezë 50 cent, një darkë për dy persona në një restortant mesatar, mbyllet me një faturë prej rreth 85 eurosh, një shishe verë në market, kushton rreth 17 euro, përcjell foldrejt.com.
Numri i vogël i popullatës prej 335 mijë banorësh, kombinuar me varësinë e madhe nga mallrat e importuara dhe taksat e larta mbi alkolin, ndihmojnë në shpjegimin e cmimeve të kripura në Islandë.
Në vende të ‘vetmuara’ si Islanda, depresionet janë të shpeshta dhe alkooli ka ndalesa të veçanta.
Për një islandez që merr mesatarisht 4450 euro në muaj, këto çmime nuk janë shumë./Foldrejt.com