Muhaxheri thotë se në të ardhmen Serbia e ka të qartë se nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë.
Zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë të martën, më 22 mars, në konferencën për shtyp të Komisionit Evropian, se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për atë që ai e ka quajtur “vendim të Kosovës për të refuzuar propozimin e QUINT-it”, për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.
“Një proces që do të duhej të ishte mëse normal si ai i votimit të personave me dy shtetësi, te ne shndërrohet në një problem madhor që për fat të keq edhe në ditët në vijim duhet të merremi me të”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se Serbia vazhdimisht ka keqpërdorur të drejtën e serbëve të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e tij vendi.
Muhaxheri thotë se nëse kësaj radhe krijohet një precedent pozitiv për Kosovën në lidhje me zgjedhjet serbe, në zgjedhjet e ardhshme Serbia më s’ka çfarë kërkon.
“Nga ky vendim i Qeverisë do të ketë benifite për të ardhmen. Mirëpo kjo duhet të bëhet në harmonizim me BE-në”.
Opinionisti thotë se Qeveria nuk duhet të lejojë që Kosova të perceptohet si vend që pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar.
“Është e dukshme që zyrtarët qeveritarë nuk kanë pasur takime të niveleve të larta të takimeve me Amerikën”, deklaroi Muhaxheri.