Drejtoresha e re e Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku bëri me dije se janë skualifikuar nga gara të gjitha kompanitë që kanë bërë oferta për ndërtimin e Unazës së Re, te zona e Astirit.
Qato theksoi se gara do të rihapet edhe njëherë dhe se skualifikimi i kompanive që kanë aplikuar deri më tani është bërë për shkak se nukishin përmbushur kriteret.
“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotësojnë kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të animojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”, theksoi drejtoresha Qato.