Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Vendimi i Kosovës për dinarin serb, BE kërkon sqarime shtesë nga Kosova

1 vit më parë
in KRYESORE
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Bashkimi Evropian i kërkon Kosovës sqarime shtesë për një vendim të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili nga Serbia po interpretohet si vendim që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan po ashtu Kosovës ta rishqyrtojë vendimin e saj që lejon vetëm euron për transaksione bankare në Kosovë. Ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës, e miratoi një rregullore për operacionet me para të gatshme që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e transaksioneve, ndonëse, në rregullore nuk përmendet specifikisht ndalimi i dinarit serb. Ky vendim hyn në fuqi më 1 Shkurt.

Ku përdoren dinarët serbë në Kosovë?

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Në të gjitha vendbanimet në Kosovë ku shumicë janë serbët, qytetarët e përdorin dinarin serb për të kryer pagesa. Po ashtu serbët që punojnë për institucionet paralele serbe në Kosovë, pagat i marrin me dinarë. Me dinarë të Serbisë paguhen edhe pensionet, shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale. Po ashtu dinari i Serbisë përdoret edhe në objektet tregtare në zonat e banuara me serb. Valuta e Serbisë, dinari është sjellur në Kosovë përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila thuhet se ka një kasafortë në komunën më veriore të Kosovës në Leposaviq. Dinarët serbë në Kosovë qarkullojnë edhe përmes kompanisë publike serbe “Posta e Serbisë”, e cila ka filiale në vendbanimet e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Në rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, thuhet se “importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave metalike euro dhe valutave të tjera në Kosovë është e drejtë ekzekutive vetëm e saj”.

“Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet e pakoordinuara”

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të shmangin veprimet e pakoordinuara, të cilat nuk janë në frymën e normalizimit të raporteve, vendime këto që mund të ndikojnë negativisht në situatën në terren. “Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë. Kosova dhe Serbia duhet të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në situatën në terren”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano. Sipas tij, “të dyja palët këtë çështje duhet ta adresojnë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve”, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha nga ana e tij, se ai “shpreson që të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që të mos ketë pasoja negative”. Ai tha se informacionet që i ka marrë nga Kosova për këtë çështje, i ka përcjellë në Bruksel.

Lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialogun me Sebinë u shpreh, se “rëndësia e veçantë e rregullores së BQK-së qëndron tek përcaktimi i valutës që lejohet të përdoret në të gjitha transaksionet bankare e jobankare në Kosovë, e që në këtë rast është euroja”. “Secili prej qytetarëve të Republikës së Kosovës që ka vepruar në kundërshtim me këtë, ka qenë në vazhdimësi në anën e shkelësit të ligjit”, shkroi Bislimi në Facebook. Sipas tij, “Rregullorja e sipёrpёrmendur nuk ёshtё produkt i negociatave politike nё Bruksel dhe si e tillё nuk ka se si tё ketё ndikim nё mbarёvajtjen e procesit tё normalizimit tё raporteve mes Republikёs sё Kosovёs dhe fqinjit tonё verior”, shkroi Bislimi.

Reagim i SHBA

Reagimet edhe nga pala amerikane janë shqetësuara. Ambasada amerikane në Prishtinë në një deklaratë thekson, se qeveria e Kosovës duhet të konsultohet me komunitetet e prekura nga ky vendim, dhe t’i adresojë shqetësimet e shprehura nga komuniteti ndërkombëtar. “Ne jemi të shqetësuar që rregullorja e miratuar më 27 dhjetor, do të ketë ndikim negativ tek komuniteti serb në Kosovë. Sipas ligjeve të Kosovës, si dhe në bazë të zotimeve që ka marrë Kosova me Planin e Ahtisarit, Serbia ka të drejtë t’iu dërgojë ndihmë financiare pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë”, u tha në reagimin e ambasadës amerikane.

Serbia ka reaguar ashpër pas vendimit

Kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës u shprehën mënjeherë autoritetet e Serbisë. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se “pret që të realizohet ajo çfarë ka deklaruar Lajçak, pra që të gjendet një zgjidhje që nuk do të përfundojë me pasoja negative”. Ndërkohë, partia më e madhe e serbëve të Kosovës Lista Srpska, tha se ky vendim siҫ shprehet “i regjimit të Albin Kurtit është vendim për dëbimin e serbëve nga këto zona pa përdorimin e armëve”. “Pas të gjitha formave të dhunës institucionale që u përdorën kundër popullit serb nga regjimi autoritar i Kurtit dhe që nuk arriti t’i dëbojë të gjithë serbët nga Kosova, ai tani ka vendosur të ndalojë dinarin në Kosovë dhe kështu të kërcënojë drejtpërdrejt mbijetesën fizike të popullit serb”, thuhet në reagimin e Listës Serbe. /DW

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

MSH e IKSHPK sot mbajnë tryezë të përbashkët diskutimi

Lajmi tjetër

Pasjak: I burgosuri rrah dy gardianë të burgut

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM