Vendimi i presidentit francez Emanuel Macron për të shtyrë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE me pretekstin se BE ka nevojë për reforma të brendshme është e rrezikshme, por ama, mund të jetë edhe një shansë për Unionin dhe Ballkanin Perëndimor, shkruan prestigjiozja zvicerane NZZ.ch.
Sipas medias zvicerane, vendimi i Macron ishte taktik dhe strategjik. Taktik ishte se me hapjen e negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi situata në këto dy vende nuk është përmirësuar, por bile është përkeqësuar. Kurse ka edhe natyrë strategjike, pasi ai kërkon një Union tjetër që nuk mund të “shkojë gjithmonë kështu”.
Por tash, pa humbur kohë, BE duhet që të marrë vendime konkrete. Një ndër këshillat më të shpërndara është ajo e ESI, për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Hapësirën Ekonomike Europiane (EWR) – pra krijimin e një tregu të përbashkët. Kjo nuk sjell anëtarësimin më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor, por edhe ndihmon atë që ta mbajë afër Unionit dhe larg ndikimeve të treta – si ajo e krediteve infrastrukturore të Kinës dhe “soft power-in” e Turqisë./Foldrejt.com