Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot, në disa pika kufitare, kolonat kanë arritur gjatësinë deri në 1000 metra, shkruan Fol Drejt.
Në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar po vazhdon të ketë kolona edhe sot.
Ndërkaq në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë krijuar kolona në hyrje dhe në dalje, qytetarët në këtë pikë po presin po ashtu deri në një orë.
Vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim, dalja dhe hyrja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.
Për më shumë, shiheni regjistrimin e fundit të situatës nëpër këto pika, përmes tabelës: