BE-ja ka vendosur sot për sanksione të reja ndaj Rusisë, ku janë pajtuar të mbyllin hapësirën ajrore për të gjitha linjat ajrore ruse.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, bashkë me reprezentuesin e lartë për politikë të jashtme, Josef Borell, njoftuan për sanksionet e reja në një konferencë për media, ku ndër to përfshihen edhe dërgimi i armëve për herë të parë në një shtet të huaj që gjendet në luftë, Ukrainë.
“Ne gjithashtu po forcojmë sanksionet tona kundër Kremlinit. Së pari, ne po mbyllim hapësirën ajrore të BE-së për avionët në pronësi ruse, të regjistruara ruse ose të kontrolluara nga Rusia. Ata nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e BE-së. Përfshirë avionët privatë të oligarkëve”, ka shkruar Von der Leyen pas konferencës,