Është e ditur që kinezët përdorin teknika të veçanta për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve
Sipas besimeve të tyre, sëmundjet shkaktohen vetëm nëse diçka është duke e bllokuar energjinë tonë. Prandaj, duke e ndihmuar energjinë të rrjedhë përgjatë trupit, organet mund të funksionojnë shumë më mirë.
Ata gjithashtu besojnë se nëse e vendosni një kub akulli në një pikë të caktuar në qafë, ju mund të përmirësoni shëndetin, disponimin dhe të keni një trup më energjik, transmeton Telegrafi.
Kjo është një metodë e shpejtë, e lehtë dhe e sigurt për ta provuar edhe në shtëpinë tuaj.
Në akupunkturë, kjo pikë në qafë njihet si “Feng Fu”.
Për ta bërë këtë, ju duhet të uleni apo të shtriheni në stomakun tuaj dhe të vendosni një kub akulli në pikën “Feng Fu”.
Pasi ta vendosni atë në pikën e caktuar, mbajeni ashtu për 20 minuta.
Fillimisht, i ftohti nuk do t’ju pëlqejë, mirëpo, brenda 30-60 sekondave do të keni mundësinë të ndjeni akumulimin e të nxehtit në pikën “Feng Fu”.
Kjo metodë duhet të përsëritet në mëngjes dhe në mbrëmje para se të shkoni në shtrat.
Përdorimi i rregullt i kësaj metode besohet se e rikthen balancën psikologjike dhe e forcon atë, e bën trupin tuaj më energjik, e përmirëson frymëmarrjen, e përmirëson kualitetin e gjumit e të ngjashme.
Sidoqoftë, njerëzit që kanë probleme me zemër, gratë shtatzëna dhe personat skizofrenikë, nuk lejohen ta përdorin këtë metodë. /Telegrafi