Nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka raportuar se sot vendvotimet në komunat veriore ku po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale, janë hapur me kohë, shkruan Fol Drejt.
Aktualisht situata është e qetë dhe gjithçka po shkon sipas planit.
Policia e Kosovës gjithashtu po qëndron afër këtyre qendrave, sidomos atyre alternative, të cilët po vëzhgojnë situatën nga afër.
Sipas njoftimit nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative./FolDrejt/