Hulumtimi i fundit i publikuar i IRL (Investigative Reporting Lab) ka si objekt hetimi klinikën më të madhe private “Zhan Mitrev” në Maqedoninë e Veriut, por edhe rajon, por në fokus hetimi është edhe pronari i saj Zhan Mitrev, se si ka manipuluar edhe me tituj e arritur shkencor.
Ky hulumtim është bazuar në 24 raporte nga Maqedonia dhe Kosova të cilat janë hetuar dhe verifikuar për më shumë se 22 muaj, përcjell INA.
Hulumtimi ndjek rrugën dhe metodologjinë e funksionimit të një prej mjekëve më të paguar në vend. Në fokus të hetimit është periudha 2020-2021 gjatë trajtimit të pacientëve me COVID-19, ku ishte aplikuar edhe metoda e hemofiltrimit, për të cilën pacientët duhej të paguanin nga 3 mijë deri në 5 mijë euro për një trajtim.
Kjo metodë po zbatohej vetëm në këtë klinikë, bazuar tek një rekomandim i përkohshëm dhe tejet strikt i një organizate shëndetësore amerikane. Hulumtimi tejet interesant nxjerr fakte se si pacientët me COVID-19 përjetonin infektime me bakterie, të cilat më pas ishin vdekjeprurëse dhe se për këtë flasin familjarë të një familje që kishin humbur të dashurin e tyre.
Hulumtimi po ashtu zbërthen dëshmi se si institucionet përgjegjëse shëndetësore nuk kanë ditur për veprime të paligjshme të kësaj klinike, për trajtime që duhen leje dhe miratime përkatëse, por edhe mbikqyrje të specializuar institucionale. IRL shprehë shqetësimë se si ministri aktual i shëndetësisë, Bekim Suli nuk i hap telefonin për të folur për këtë skandal, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe ish-ministri Venko Filipçe.
Ndiqeni dokumentarin e plotë, kujdes fëmijët dhe familjet që kanë humbur të afërmit e tyre nga virusi i fundit./INA/