Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Veriu “digjet” opozita në Kosovë “krihet”?

Braktisja e institucioneve kosovare nga serbët, një shenjë për diçka më të madhe?

3 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ishte Lista Serbe ajo e cila mori një vendim të papritur, për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës, duke e nxitur një zinxhir reagimesh, ndërsa shumë zyrtarë serb u zhveshën nga uniformat duke i braktisur institucionet, për siç u tha “arsye morale e personale”, shkruan Fol Drejt.

Shkaku fillestar ishte, sipas tyre “vendimi i paligjshëm dhe anti-serb” i suspendimit të Drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut – Nenad Gjuriq. Ky i fundit u shkarkua pasi shpërfilli zinxhirin komandues, ndërsa refuzoi që policia në veri të shpërndante letra qortuese për qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron ilegale.

Fakti që kanë qenë pjesë e institucioneve të Kosovës, kjo domethënë që është respektuar “Marrëveshja e Brukselit” por duke qenë se, sipas tyre, Prishtina nuk po i respekton marrëveshjet, ata s’kanë çfarë kërkojnë në këto institucione.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Lista Serbe, me dorëza nga Beogradi

Të dielën në mesditë, në sheshin ‘Car Lazar’ Lista Serbe organizoi protestë paqësore, ku edhe një herë shprehu qëndrimin se, lidhjet e tyre të vërteta janë me Beogradin, e jo me Prishtinën zyrtare. Rreth 300 policë nga komuniteti serbë kanë dorëzuar pajisjet në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut, ndërsa qindra të tjerë kanë paralajmëruar se do t’i zhveshin uniformat në komunat e tjera veriore.

Por kjo sjellje nuk ishte e befasishme e as e re nga ana e serbëve të Kosovës. Shumë njohës të zhvillimeve politike në vend, konsiderojnë se ata kanë mbetur të pa integruar, të izoluar dhe për rrjedhojë të manipuluar nga Beogradi.

Marrëveshja për shuarjen e strukturave paralele në Kosovë nga ana e Serbisë, nuk është implementuar asnjëherë. Ajo është nënshkruar në vitin 2013 por është shpërfillur, e për më tepër Qeveria e Serbisë ka vijuar t’i financojë strukturat nga buxheti i saj me miliona euro. Vetëm për vitin 2022 ajo ka ndarë 96.1 milionë euro, prej të cilave shumica janë planifikuar për të ashtuquajturën Zyra për Kosovën; pastaj për përkrahjen dhe funksionimin e institucioneve dhe organizatave në Kosovë; si dhe për përmirësimin e gjendjes së serbëve në Kosovë.

Duket që investimet milionëshe për vite me radhë nga ana e Serbisë, për t’i mbajtur peng serbët e Kosovës kanë dhënë rezultate.

“Pas përfundimit të fushatës së NATO-s në vitin 1999, serbët e Kosovës të cilët mbetën në Kosovë nuk njohën menjëherë Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNMIK). Faktorët e ndryshëm siç janë kufizimet në mungesën e lirisë së lëvizjes kanë kontribuar në përjetësimin de facto të administratës serbe. Në zonat e banuara me serb të Kosovës strukturat e tilla siç janë gjykatat, shkollat dhe spitalet vazhdojnë të përgjigjen drejtpërdrejt Beogradit duke vepruar kështu paralelisht me administratën e UNMIK-ut” – thotë një raport i vitit 2007 i UNMIK-ut. Por asgjë nuk ka ndryshuar nga 2007-ta. Muaj më parë, në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Serbisë të ftuar nga Aleksandër Vuçiq, morën pjesë edhe disa gjyqtare serbe që vepronin në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë. Në këtë takim u raportua se Kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës Liljana Stevanoviq, bashkë me gjyqtaret Dragica Jakoleviq dhe Lidija Vuçuroviq, ishin pjesë e këtij takimi.

Lista Serbe, po ashtu, ka mbajtur kontakte të rregullta me Qeverinë e Serbisë dhe shpesh hapur e ka përsëritur frazën se ata i përgjigjen Beogradit zyrtar, dhe jo Prishtinës.

Thirrje për qetësi

NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), kanë treguar se nuk janë luhatur për sa u përket qëndrimeve rreth integritetit territorial të Kosovës. Këtë e ka përsëritur së fundi edhe përfaqësuesi special nga ShBA-të për Kosovën, Gabriel Escobar. Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, duke iu referuar situatës së krijuar, ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës, duke paralajmëruar se ata janë gati të ndërhyjnë, po qe se shfaqet nevoja:

“Bisedova me përfaqësuesin special Miroslav Lajçak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. NATO dhe KFOR-i mbeten vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, ka shkruar Geona në rrjetin social Twitter.

Ish ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Boch duke i komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, tha se Vuçiqi me këto veprime po rrezikohen të arriturat dekadëshe.

“Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Do të thotë se regjimi i Vuçiqit e tregoi fytyrën e vërtetë: nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim. Ku do të shkojmë…”.

Eurodeputeti austriak Lukas Manol po ashtu fajtor kryesor të këtyre zhvillimeve e ka konsideruar presidentin Aleksandër Vuçiq:

“Pse gjithmonë përshkallëzim, shkatërrim president Vuçiq? Pse kërcënon fqinjin tënd vazhdimisht? A nuk ke fare sens për mësimet që na i mëson historia?” – ka pyetur ai.

Situatë kritike, por opozita?

Ndonëse situata është kritike dhe ndonëse braktisja e institucioneve kosovare nga komuniteti serb është një shenjë ogurzezë, opozita në Kosovë, i ka orientuar gabimisht kritikat ndaj Qeverisë Kurti. Kështu të paktën po komentohet në opinionin publik në Kosovë.

Analisti dhe aktivisti Rron Gjinovci ua kujtoi opozitarëve se çfarë qëndrimi kishte mbajtur Lëvizja Vetëvendosje (LV), kur ishte në opozitë, në një situatë të ngjashme sikurse kjo:

“Më 26 korrik 2011 kur Qeveria e atëhershme çoi trupat në veri (me ç’rast ra dëshmor polici Enver Zymberi), LVV e pat mbështet Qeverinë dhe pat kërku mos me u zmbraps. Pse? Sepse ishte interes nacional i Kosovës. Kështu duhet me vepru opozita” – shkroi ai.

E kritikat e opozitës në adresë të qeverisë për situatën në Kosovë, duket që iu kanë rënë në sy edhe mediave në Beograd. Tanjug në një artikull të datës 5 nëntor duke iu referuar reagimeve të opozitës, thotë se kjo e fundit e fajëson Kurtin për veprime të ngutshme që sollën ngritje tensionesh ndëretnike.

Në fakt në artikull keqcitohet i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i cili kërkoi nga Kurti ta shfuqizojë vendimin për targat dhe të shkarkohet nga “egot e sëmura”:

“Situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast e Kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodhë me vendin e tij! Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë,  e jo për populizma që me to t’i shërojë egot e sëmura Kryeministri” – ishte një reagim i Haradinajt në llogarinë e tij në Facebook.

Përplasje e akuza kishte edhe nga deputetët e tjerë opozitarë me ekzekutivin. Vlora Çitaku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se “Kurti po e personalizon situatën!”.

Më e vakët ishte Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila reagoi nëpërmjet një komunikate. Për këtë u kritikua nga gazetari Mirlind Behluli.

“Më kallë qetësia e LDK-së në kohë trazirash. Serbët e nisin bojkotin e institucioneve, veriu në protesta, Serbia me kërcënuese se kurrë, e LDK e lëshon një komunikatë për media. Kaq është mjaftueshëm për LDK-në. LDK hala funksionon me metoda të viteve 90-ta. Besoj edhe Rugova në varr nuk pajtohet me këtë qasje” – ka shkruar gazetari Behluli.

A është ky fillimi i fundit?

Sjellja e politikanëve serbë nuk përbënë befasi për askënd në Kosovë. Lidhjet e tyre me Beogradin kanë qenë të hapura, shkak ky që komuniteti serb të mbetet i pa integruar dhe pre e propagandës beogradase.

“Serbët e veriut asnjëherë nuk kanë qenë të integruar në institucionet e Kosovës – as në ato politike, as të sigurisë. Janë përfshirë formalisht, për përfitime financiare, por i kanë shërbyer Serbisë. Gjithçka ka qenë një farsë, e njohur për të gjithë” – ka vënë në dukje gazetari Imer Mushkolaj.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dje deklaroi se situata në veri mund të jetë e lidhur planin franko-gjerman:

“Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, se sa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, tha ai.

Megjithatë sot Kryeministri Kurti premtoi se Qeveria e Kosovës do të vijojë të veprojë në at mënyrë që të gjithë qytetarët të ndihen të barabartë.

Në anën tjetër, Presidenti Aleksandër Vuçiq në një intervistë të dhënë për TV Pink vendimin për braktisjen e institucioneve nga ana e serbëve të Kosovës, e ka cilësuar si historik:

Sipas tij ajo që i “detyroi” serbët të largohen nga institucionet e Kosovës ishte konfirmimi se asociacioni i komunave serbe nuk do të formohet, njoftimi për riregjistrimin nga targat serbe në ato të Kosovës dhe ndërrimi i drejtorit të policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Ndërsa sot, pas paralajmërimeve, edhe zyrtarisht deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar mandatet në kuvend.

Në këtë kontekst fraxhil politik, nërsa Beogradi zyrtar përpiqet t’i shkaktojë telashe të reja Prishtinës zyrtare, nuk është koha për kritika ndaj qeverisë, por për mbështetje dhe besim të shprehur ndaj institucioneve të vendit – thonë njohësit e zhvillimeve politike./FolDrejt/

Tags: Albin KurtiLista serbeLumir Abdixhikupolicia e kosovesQeveria e Kosovesramush haradinajSituata ne veri
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Sot lansohet Programi për Diplomaci Qytetare nga MPJD

Lajmi tjetër

“Mundësitë e barabarta për gratë dhe burrat, janë themelet e drejtësisë sociale”

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM