Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka dhënë edhe njëherë qëndrimin e tij se 1 shtatori, mbetet afati kur do të nis zbatimi i reciprocitetit ndaj Serbisë për targat dhe dokumentet.
Ai për Al Jazeera, madje është shprehur se lidhur me situatën, askush nuk mund ta ndalojë Policinë e Kosovës të shkojë në veri, transmeton Klankosova.tv.
”Dje jam takuar me gjeneralin Kajari, po ashtu edhe me policinë tonë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje”, u përgjigj Kurti.
”Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë”, tha ai.
”Nuk është vetëm policia, por edhe Forcat Speciale të policisë dhe është një Njësi Speciale e forcave të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë Policinë Speciale që të vijë në veri”.
”Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës sesa tani”, është shprehur Kurti.