Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal te deklarata e Ramës në intervistën për Financial Times, ku tha se “veriu i Kosovës është kthyer në tokë të askujt”.
Berisha e ka cilësuar deklaratën skandaloze.
“Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë deklarata superskandalooze e Ramës se Kosova e Veriut është toka e askujt. Nuk ka deklaratë më antishqiptare. Nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo. Po t’ju pyes unë ju; pse derdhi gjakun, fali jetën, Afrim Bunjaku, ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës”.
“Ndaj zonja Nikolla, debati duhet të zhvendoset”, tha Berisha.