Vendimi i ri i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi sot në mesnatë, shkruan Fol Drejt.
Sipas këtij vendimi, të gjithë ata që përdorin targa të tjera për veturat, përveç RKS në fillim do të qortohen.
Megjithatë, sipas raportimeve të mediave, edhe pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, në Veri po shihen vetura që qarkullojnë me këto lloj targash.
Sipas Klan Kosovës, nuk vërehet ndonjë aktivitet i shtuar i policisë, për t’i zbatuar masat të cilat i ka paraparë qeveria.
Siç është bërë e ditur, kjo masë do të vazhdojë deri më 23 nëntor, e pastaj do të vazhdohet me masën e gjobitjes. Nga 21 janari, mandej do të bëhet edhe konfiskimi i veturave që nuk janë me RKS./FolDrejt/