Një veturë ka rezultuar e vjedhur në vitin 2019 në Itali, gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Vërmicës.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, derisa vetura vozitej nga një shtetas i Shqipërisë, transmeton Fol Drejt.
Me vendim të prokurorit vetura është konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/