Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat fundit, sipas së cilave, në disa pika kufitare janë krijuar kolona të gjata për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, shkruan Fol drejt.
Sipas kësaj qendre, mërgimtarët që po vijnë nëpërmjet pikave kufitare Dheu i Bardhë, Merdar dhe Muçibabë janë të detyruar të presin nga 30 minuta deri në tri orë.
Disa nga kolonat kanë arritur gjatësinë deri në 1000 metra.
Në Muçibabë pritja për të hyrë në Kosovë është 30 minuta, ndërsa në Merdar 60 minuta.
Vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim.
Për më shumë, shiheni tabelën: