Janë habitur shqiptarët dhe një sërë mediash të huaja. Çfarë kërkon flamuri shqiptar te veshja e eksploruesit amerikan Victor Vescovo, i cili gjatë një ekspedite zhytjeje në fund të detit në Mariana Trench zbuloi hedhurina plastike?, pyet media më e madhe zvicerane BLICK.
Vescovo, i cili u zhyt dhe qëndroi për katër orë në thellësinë 10.927 kilometra në saje të mjetit zhytës të prodhuar për t’i bërë ballë presionit të lartë në fund të detit, gjatë vëzhgimeve të tij, krahas gjallesave ujore dhe strukturave të larme shkëmbore, gjeti edhe një qese plastike dhe ambalazhe sheqerkash. Ai theu edhe rekordin botëror të zhytjes, përcjell foldrejt.com. Por çfarë mori me vete Vescovo?
Në krahun e djathtë zhytësi Vescovo kishte pesë flamuj: atë të Kombeve të Bashkuara, të SHBA-së, stemën e vendlindjes së tij Teksas, stemën e klubit të tij eksplorues Neë Yorker Explorer Clubs –si dhe (nuk kishte si të mungonte) flamuri i Shqiptarëve.
Sipas sqarimit të faqjes së internetit të klubit njujorkez, arsyeja e flamurit shqiptar është e dashura e Vescovo – që është me origjinë shqiptare. Ky është një nder për kombin shqiptar dhe “veçanërisht për gruan shqiptare” e cila kishte mbështetur maksimalisht zhytjen e rrezikshme në thellësi, përcjell foldrejt.com.
Pak histori
Zhytja në këto thellësi të jashtëzakonshme, përherë të parë është kryer në 1960 nga uhstaraku amerikan Don ëalsh inxhinieri zviceran Jacques Piccard.Vetëm gjysëmshekulli më vonë do kishte një zhytje të ngjashme në thellësinë mbi 10 km në 2012, nga regjizori i filmave James Cameron. Por këto tre të fundit nuk kishin me vete flamurin shqiptar…/Foldrejt.com