Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka bërë me dije se mësimi fillon të hënën pas grevës 15 ditore në arsim, njofton Klan Kosova.
“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur. Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Në takim shihet se ka marrë pjesë edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ndërsa krah Kadri Veselit ka qenë i ulur edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Veseli ka arritur që në këtë takim në kabinetin e tij në Kuvend të bind Sindikatën e Arsimit të ndërpresin grevën.
Ai i ka siguruar përfaqësuesit sindikalë se shumë shpejt rritja do të shkojë deri në nivelin e premtimit që u kishte dhënë më parë.