Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka shprehur kritika në drejtim të Bashkimit Evropian për qasjen ndaj Kosovës.
Sipas tij, është e pakuptueshme që të mos hiqen vizat kur të gjitha kushtet e kërkuara janë plotësuar.
“Ku është dinjiteti i BE-së, ku janë vlerat?” pyet ai. “BE duket se është në një krizë të madhe, sepse një vend në Evropë me 1.7 milionë banorë, që janë shumë pro-evropian, tani duhet të paguajë për këtë krizë”, tha Veseli.