Shefi i Departamentit të Policisë për qytetin e Beogradit, Veselin Miliq, ka thënë sonte se djali që ka qëlluar në shkollën fillore “Vladimir Ribnikar”, në një deklaratë në polici ka thënë se është “psikopat që duhet të qetësohet”.
Miliq deklaroi se djali ishte në Departamentin e Policisë së Qytetit të Beogradit dhe se sapo kishte shkuar në një institucion shëndetësor për trajtimin e të miturve, në prani të një punonjësi të Qendrës për Punë Sociale.
Për RTS, Miliq ka përsëritur se sulmuesi ka thirrur vetë policinë dhe i ka njoftuar për krimin./FolDrejt/