Zvonko Veselinoviq sot është marrë në pyetje nga Departamenti i Tretë i Policisë së Beogradit për pretendimet e Sllobodan Milenkoviq, inspektorit që zbuloi “Jovanjicën”, se Veselinoviqi ka paguar një milion euro për dy vrasje.
Nova raporton se inspektori Sllobodan Milenkoviq dëshmoi duke thënë se Veselinoviq “ka siguruar një milion euro për dy vrasje”.
Sipas tij, Veselinoviq ka siguruar gjysmë milioni për vrasjen e tij dhe gjysmë milioni për vrasjen e inspektorit Dushan Mitiq.
Veselinoviq ka paraqitur një kallëzim penal kundër Milenkoviqit për kallëzim të rremë dhe shpifje, sepse ai beson se “ai dhe familja e tij janë të rrezikuar nga këto pretendime të rreme”.
“Sipas informacioneve të marra sot, tashmë janë paguar 500 mijë euro për likuidimin e inspektorit Milenkoviq dhe po aq dyshohet se është paguar edhe për likuidimin e inspektorit Mitiq. Milenkoviq do t’i informojë autoritetet për informacionin e ri, si dhe për emrin e personit që ka paguar për likuidimin, por edhe për dyshimin me urdhër të kujt është paguar. Është e nevojshme që policia dhe prokuroria të ndalojnë menjëherë lojërat politike të së drejtës për jetë dhe të gjitha resurset e tyre t’i vënë në funksion të parandalimit të së keqes”, njoftojnë nga zyra e avokatisë së inspektorit që akuzoi Veselinoviqin.