Pas një vetaksidenti me traktor, dy persona kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra në Novobërdë pasditen e së dielës.
“Novo Bërdë /15.10.2023-18:00. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor”, njofton policia në raportin 24 orësh, përcjell Fol Drejt.